Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 16 viktima dhe 545  raste të reja me Covid-19

28 Nëntor 2020, 15:43 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat/ Në 24 orët e

SHQIPËRI-  787 viktima, 17 mijë e 851  të infektuar aktivë dhe 18 mijë e 152 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 16 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 787. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152  që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 545

Të shëruar ne 24 orë 397

Të shtruar në spitale 471

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.026

Testime totale 186.243

Raste pozitive 36.790

Raste të shëruara 18.152

Raste Aktive 17.851

Humbje jete 787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9145

Fier 1342

Durrës 1320

Korçë 989

Vlorë 890

Shkodër 872

Elbasan 840

Lezhë 741

Berat 566

Gjirokaster 547

Kukës 405

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll