Aktualitet

U kap me automatik dhe shotgun në makinë, 20 vjeçari është djali i kreut të PD në Bulqizë

28 Nëntor 2020, 15:09 Nga DOSJA
U kap me automatik dhe shotgun në makinë, 20 vjeçari

BULQIZË– Paraditen e sotme policia e Bulqizës vuri në pranga një 20 vjeçar pasi po lëvizte me armë të tipit kallashnikov dhe shotgun me vete.

I riu është identifikuar si Denion Fiku, 20 vjeçari që u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”. Ai është djali i kreut të PD, në Bulqize, Dëfrim Fiku.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu duket se ka qënë i përfshirë në politikë pasi në vitin 2017  ka pozuar me gishtat lart krah kreut të PD, Lulzim Basha në çadrën që u ngrit para kryeministrisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20 vjecari ne bulqize defrim fiku denion fiku arrestohet 20 vjecari ne bulqize defrim fiku denion fiku

Sondazh

Poll