Aktualitet

Qytetarët mbushin plot Parkun e Liqenit, shkelin rregullat anti-Covid, nuk respektojnë distancën

28 Nëntor 2020, 15:42 Nga DOSJA
Qytetarët mbushin plot Parkun e Liqenit, shkelin rregullat anti-Covid, nuk

TIRANË– Paraditen e kësaj të shtune në Liqenin Artificial vu re një numër i lartë qytetarët. Edhe pse një pjesë e tyre kanë vendosur maskat, sërish është e pamundur që të mbahet distanca.

Duke shfrytëzuar rrezet e ngrohta të diellit, disa prej tyre qëndronin të ulur në stola, e të tjerë në lokalet aty pranë, pa u merakosur për distancën apo për rrezikun e transmetimit të virusit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë ka vendosur që në vende të hapura e të mbyllura nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, por kjo nuk po zbatohet nga qytetarët. Edhe policet këshillojnë qytetarët të ruajnë distancën. Disa banorë shprehen se dalin çdo ditë për të marrë ajër të pastër. Prezenca e numrit të lartë të qytetarëve përgjatë liqenit nuk i shqetëson aspak.

“S’ka pse të shqetësohemi, mjafton maska. Kush ka virus të rrijë në shtëpi”, thotë një qytetar.

Të tjerë, zonën e Liqenit e shfrytëzojnë për të argëtuar fëmijët e vegjël, me pemën dekorative të festave të fundvitit, e vendosur në hyrje të digës.

Autoritetet shëndetësore vazhdimisht paralajmërojnë qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë për Covid, në mënyrë që vendi të mos përballet me një mbyllje të dytë për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarve.

Marre nga ABC

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret pa maska qytetaret pa maska

Sondazh

Poll