Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Ky është Ridvan Ramazani, i cili u ekzekutua brenda BMW-së ditën e sotme

28 Nëntor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Atentati në Shkodër/ Ky është Ridvan Ramazani, i cili u

SHKODËR-Del fotoja e viktimës! Ky është Ridvan Ramazani, i cili u ekzekutua brenda BMË-së ditën e sotme në Shkodër teksa ishte brenda makinës së tij tip BMW.

Dosja.al ka siguruar foton e viktimës.

Makina e bardhë “BMW X5” në të cilën ishte Ramazani është rrethuar nga anëtarët e grupit hetimor të cilët përpiqen të zbardhin ndonjë gjurmë të autorëve. Ajo që bie në sy nga mjeti është edhe targa me “666” që konsiderohet si ‘damka e bishës’.

Puna e hetuesve është bërë akoma më e vështirë pasi në karburantin pranë të cilit ndodhi gjithçka nuk funskiononin kamerat e sigurisë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor dhe prej tij nuk ka asnjë gjurmë edhe pse policia e ndihmuar nga Forcat RENEA ngritën pika kontrolli në hyrje-dalje të fshatit si dhe në aksin rrugor Shkodër -Velipojë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet ridvan ramazani vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll