Aktualitet

108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Flamuri shqiptar vendoset në ndërtesën më e lartë në botë, kulla e Burj Khal

28 Nëntor 2020, 16:19 Nga DOSJA
108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Flamuri

ARABI– Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Emiratet e Bashkuara kanë bërë gjestin e veçantë.

Mbrëmjen e sotme, ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa, Dubai është veshur me flamurin tonë Kombëtar. Në një video të siguruar nga Dosja.al shihet se ndërtesa është veshur e tëra Kuq e Zi, ndërkohë nuk ka munguar as urimi për festën e Shpalljes së Pavarësisë.

Siç shihet në video, në ndërtesë shkruhen dhe fjalët: Dita Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.


Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 108 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28-nëntor të vitit 1912. Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur. Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burj khalifa burj khalifa

Sondazh

Poll