Aktualitet

Shkatërrohet shtëpia e drogës në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë. Çfarë sekuestroi policia 

28 Nëntor 2020, 15:10 Nga DOSJA
Shkatërrohet shtëpia e drogës në Greqi, arrestohen 2

GREQI- 2 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi policia ka zbuluar se ata kishin një apartament ku mbjellnin lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.

Mediat greke bëjnë me dije se të arrestuarit janë njëri 20 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, të cilët kishin investuar për ndërtimin e një serre të mirëfilltë në apartament me qëllim rritjen e kanabisit.

Policia ka këputur 39 rrënjë kanabisi të rritura në një gjatësi prej tre metrash, si dhe ka sekuestruar llampa të fuqishme që përdoreshin nga të rinjtë, një transformator, rreth 500 euro, si edhe mjete të tjera të nevojshme për të rritur bimët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptarë në greqi arrestohen 2 shqiptarë në greqi

Sondazh

Poll