Sport

Refuzoi rinovimin me Bayern Munich, Chelsea gati të mbulojë me para David Alabën

28 Nëntor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Refuzoi rinovimin me Bayern Munich, Chelsea gati të mbulojë me para

ANGLI-David Alaba i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën në skadencë me Bayernin verën e ardhshme, është objektivi i madh me parametër zero i Juventusit por jo vetëm. Skuadra e Chelseat është gati të kënaqë financiarisht futbollistin austriak. David Alaba kërkon një pagë që mund të shkojë deri në 20 milionë euro, por në një situatë të tillë ku klubet mundohen të mos bëjnë çmendurira, lojtari mund të ulë kërkesën e tij.

Kështu së fundi janë londinezët e Chelsea-t ata që kanë nisur negociatat me menaxherët e mbrojtësit Gjithsesi drejtuesve të Chelsea-t do t’u duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve të mëdha si Barcelona, Manchester United, Manchester City, etj., të cilët gjithashtu po ndjekin me interes Alabën dhe janë gati ta rrëmbejnë me parametra zero.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea david alaba chelsea david alaba

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2020, 21:58

ANALIZE / Mema: Kombëtarja kaloi cdo parashikim

TIRANE – Me mbylljen e edicionit të UEFA Nations League 2020 është kohë bilancesh edhe për Kombëtaren shqiptare. Duhet thënë qysh në fillim se ky është nj...