Sport

Ka mposhtur Covid-19, testi i Kuperit negativ, i bashkohet Kukësit

27 Nëntor 2020, 15:46 Nga DOSJA
Ka mposhtur Covid-19, testi i Kuperit negativ, i bashkohet Kukësit

KUKESI – Skuadrës verilindore të Kukësit i shtohen radhët. Sulmuesi afrikan me pasaportë italiane, Godberg Kuper është i pari në kampin kuksian, që ka mposhtur koronavirusin. Prova më e fundit e tamponit të tij ka rezultuat negative dhe sulmuesi i është bashkuar grupit në stërvitje

“Godberg Kuper rikthehet me ekipin! Sulmuesi italian ka kaluar me sukses Covid-19 dhe në tamponin e kryer së fundmi ka rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, Kuper ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin pas periudhës së izolimit”, njofton klubi i Kukësit.

Te verilindorët janë të infektuar me Covid-19, aktualisht trajneri Skënder Gega që po kurohet në Turqi, mbrojtësi Hetemaj, si edhe zëdhënësi i shtypit, Erjon Allaraj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 godberg kuper koronavirusi kukesi skënder gega skuadra verilindore covid-19 godberg kuper koronavirusi kukesi skënder gega skuadra verilindore

Sondazh

Poll