Sport

Cabrini bën prapakthehu pas deklaratës për Maradonën, “Do të ishte gjallë po të luante te Juventus”, më pas kërkon

28 Nëntor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Cabrini bën prapakthehu pas deklaratës për Maradonën,

ITALI-Antonio Cabrini, ish-futbollisti i Juventusit ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës, por në të njëjtën kohë ka bërë një deklaratë që nuk është pëlqyer nga opinioni sportiv.“Ai do të ishte gjallë nëse do të luante për Juventusin, sepse mjedisi do ta shpëtonte atë, dashuria e Napolit ishte po aq e fortë dhe autentike sa e sëmuri Diegon”.

Deklaroi ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 1982. Megjithatë vetëm pak orë më vonë Cabrini u pendua për deklaratën e tij dhe kërkoi ndjesë, duke theksuar se nuk duhej të ishte marrë me gjykime morale për jetën e legjendës argjentinase Maradona.“Nuk ishte një gjykim moral, por për energjinë e një qyteti që nuk mund ta përmbajë gjithë këtë pasion, fjalët e mia janë paraqitur keq”, shpjegoi Cabrini. “I kërkoj falje personave që janë ndjerë të ofenduar.”- Përfundoi Cabrini.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cabrini maradona cabrini maradona

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2020, 21:58

ANALIZE / Mema: Kombëtarja kaloi cdo parashikim

TIRANE – Me mbylljen e edicionit të UEFA Nations League 2020 është kohë bilancesh edhe për Kombëtaren shqiptare. Duhet thënë qysh në fillim se ky është nj...