Sport

Fitore spektakolare e Shqipërisë, mund 4-0 Qipron për Europianin e femrave

27 Nëntor 2020, 15:24 Nga DOSJA
Fitore spektakolare e Shqipërisë, mund 4-0 Qipron për Europianin

SHKODER – Shqipëria mposhti 4-0 Qipron në sfidën e eliminatoreve të Europianit të futbollit për ferma, që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”.

Suada Jashari zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 18-të, duke realizuar një gol shumë të bukur. Vajzat e kombëtares nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës. Të tri golat u shënuan në dhjetë minutat e fundit. Megi Doçi ktheu në gol një penallti në minutën e 80-të. Më pas shënuan edhe Luçie Gjinit dhe Kristina Maksutit.

Ishte kjo një fitore e bukur e kombëtares së Shqipërisë në futbollin e fermave, e cila në këtë takim u drejtua nga Dritan Babamusta, në mungesë të Armir Grimës të infektuar me Covid-19.

Më 1 dhjetor, kombëtarja e femrave të Shqipërisë në futboll, do të përballet me Portugalinë, që është edhe ndeshja e fundit në grupin E.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armir grima dritan babamusta futbolli i femrave kombetarja e shqiperise per femra qipro per femra shqiperia armir grima dritan babamusta futbolli i femrave kombetarja e shqiperise per femra qipro per femra shqiperia

Sondazh

Poll