Sport

“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur, do të ishte fatale”- Ka vetëm një person në Argjentinë, që ende nuk e di për

28 Nëntor 2020, 10:01 Nga DOSJA
“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur, do të ishte

ARGJENTINË– Ditë zie për gjithë futbollin botëror! Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë dhe nga nesër të gjithë do të zgjohen me mungesën e një legjende. Reagimi ka ardhur nga të gjitha personalitetet e njohura, por është një person që ende nuk e di që Maradona nuk jeton më. Ai është Carlos Billardo, ish-trajneri i Argjentinës, i cili ka fituar Kupën e Botës në vitin 1986 së bashku me Maradonën. Tashmë në moshën 82-vjeçare, Billardo vuan nga shumë probleme shëndetësore dhe familja e tij vazhdon të fshehë vdekjen e Diegos.

“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur. Si mund t’i them? Ata kishin një marrëdhënie babë e bir”, tha vëllai i tij Jorge Billardo.

“Infermierët që po e ndjekin vijueshmërinë e tij shëndetësore, ishin informuar tashmë, që nga dita kur Diego u shtrua në spital, se nëse do të ndodhte një gjë e tillë e keqe, televizioni do të duhej të fikej.

Ne i thamë se kishte një problem dhe ne vazhdojmë t’i tregojmë të njëjtën gjë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ai ta marrë vesh”, deklaroi Billardo.

Carlos Billardo udhëhoqi Argjentinën në tre Kupa Botërore, nga 1982 në 1990 dhe tha që Maradona ishte djali që nuk e kishte pasur kurrë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carlos billardo maradona carlos billardo maradona

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2020, 21:58

ANALIZE / Mema: Kombëtarja kaloi cdo parashikim

TIRANE – Me mbylljen e edicionit të UEFA Nations League 2020 është kohë bilancesh edhe për Kombëtaren shqiptare. Duhet thënë qysh në fillim se ky është nj...