Sport

Shpërthen gazetari italian për Maradonën: “Boll, nuk qahet një drogaxhi”

27 Nëntor 2020, 17:32 Nga DOSJA
Shpërthen gazetari italian për Maradonën: “Boll, nuk qahet

ITALI – “Kovidi duket të jetë më pak i rëndë, se sa ndarja nga jeta e Maradonës dhe kjo gjë vihet re në të gjithë botën.” Me këto fjalë e ka filluar emisionin e tij radiofonik Xhuzepe Kruçiani në Radio 24. Komenti i tij ka qenë negativ për ceremoninë dhe reagimin, sidomos në Napoli, ndaj vdekjes së yllit argjentinas të futbollit.

Homazhet me portretet e Maradonës, në qytetin jugor italian, kanë shpërfillur edhe masat e rrepta “anti-Covid”, në një situate kaq delikate që ndodhet vendi për shkak të pandemisë. Mendimit të Kruçianit iu bashkua edhe kolegu David Parenco. “Pa i hequr asgjë Maradonës që është një kampion i madh, një kampion i rrallë, por ka edhe lajme të tjera.”

“Në fakt, as na rr..het fare, trego të vërtetën. Pak më parë sapo më thoje, se përse duhet të emocionohemi kaq shumë, kur vdesin 700/800 mijë njerëz në ditë. Përse u dashka me pas këtë reagim. Pak më parë, a po më thoje përse duhet të bëjmë kështu për një drogaxhi, kokainoman, a më the nuk qahet një njeri i tillë.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll