Sport

E rrallë! Vendosi të shiste stadiumin, tifozët e marrin drejtorin e klubit me forcë dhe e fusin në koshin e plehrave

27 Nëntor 2020, 16:18 Nga DOSJA
E rrallë! Vendosi të shiste stadiumin, tifozët e marrin drejtorin

UKRAINË-Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në Ukrainë ku viktimë ishte zyrtari i skuadrës të Desna Černihiv, Oleksandr Ovcharenko. Ai kishte kërkuar dëbimin e kësaj skuadre nga stadiumi, ndërsa nuk është hera e parë që tifozët e klubit ukrainas bëhen nervoz për vendimet e marra nga disa drejtues. Por pa dyshim ajo që ndodhi në Ukrainë të martën ishte krejt e pazakontë dhe e veçantë.

Tifozët e Desna Černihiv, ekip që militon në Superligën e Ukrainës, hynë në selinë e klubit për tu përballur me CEO-n Oleksandr Ovcharenko. Sipas “La Nación,” tifozët ishin të zemëruar pasi ishin njoftuar se skuadra do të zhvendosej në një stadium të ri dhe stadiumi tradicional Jurij Gagarin Černihiv do të shitej.

Tifozët nuk e përtypën mirë këtë lajm dhe fillimisht depërtuan në zyrat e klubit, duke e futur në një kazan plehrash, me të cilin e morën “për një shëtitje” në rrugët afër.Në të njëjtën kohë, tifozët ofenduan Ovcharenkon sepse nuk donte të respektonte historinë e Desna.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport oleksandr ovcharenko ukraine oleksandr ovcharenko ukraine

Sondazh

Poll