Aktualitet

Dhunoi dhe plagosi me mjete të forta bashkëshorten, arrestohet 63-vjeçari në Korçë

28 Nëntor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Dhunoi dhe plagosi me mjete të forta bashkëshorten, arrestohet

KORÇË- Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka plagosur gruan e tij me mjete të forta.  Policia bënë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi, H. B., 63 vjeç, banues në fshatin Podgorie Maliq. Mësohet se gruaja e tij shtetasja D. B., 61 vjeçe, aktualisht ndodhet në spiatlin e Korçës po për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka plagosur gruan e tij me mjete të forta. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. B., 63 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike duke goditur me mjete të forta në këmbë, bashkëshorten e tij shtetasen D. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 63-vjeçari në korçë arrestohet 63-vjeçari në korçë

Sondazh

Poll