Aktualitet

Përgjaket 28-nëntori! Ekzekutohet brenda BMW-së në Shkodër armiku i Mir Koçias, Ridvan Hyseni u vra në një datë me hasm

28 Nëntor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Përgjaket 28-nëntori! Ekzekutohet brenda BMW-së në

SHKODËR– Përgjaket 28-nëntori në Shkodër! Ridvan Ramazani (Hyseni), 46 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme, rreth orës 11:20. Dosja.al mëson se Hyseni ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij të llojit BMW, në momentin që i është bërë pritë pranë një pike karburanti nga dy persona me motor dhe është vrarë në mënyrë mafioze.

Të dy kanë qëlluar 20 herë me kallashikov në drejtim të Hysenit dhe e kanë lënë të vdekur në vend. Dosja.al ka siguruar edhe pamjet nga vendi i krimit, në fshatin Mushan të Dajçit të Shkodrës, që për momentin është rrethuar nga forca të shumta policie. Forcat e FNSH-së së Shkodrës dhe skuadra speciale RENEA kanë mbërritur gjithashtu në vendin ku u vra Hyseni.

Siç shihet dhe nga pamjet, makina e bardhë “BMW X5”, është rrethuar nga anëtarët e grupit hetimor të cilët përpiqen të zbardhin ndonjë gjurmë të autorëve. Ajo që bie në sy nga mjeti është edhe targa me “666” që konsiderohet si ‘damka e bishës’.

Puna e hetuesve është bërë akoma më e vështirë pasi në karburantin pranë të cilit ndodhi gjithçka nuk funskiononin kamerat e sigurisë. Ato që ndodhen të vëna në objekt janë jo funksionale dhe nuk kanë regjistruar asgjë. Gjithsesi, punonjësi i karburantit është marrë në pyetje.

Çfarë dimë për viktimën?

Ridvan Ramazani (Hyseni), ka qenë armik me një prej personave më të fortë në Shkodër. Bëhet fjalë për Admir Koçian, i njohur ndryshe si Mir Koçia. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafiozë në vitin 2012, duke shkuar me makinë në shtëpi Koçia ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Dyshohet se vrasja e sotme është pasojë e zinxhirit të krimeve të ndodhura në Shkodër mes dy familjeve. Madje një detaj që e përforcon këtë dyshim është fakti se Hyseni dhe Koçia janë vrarë në të njëjtën datë, më 28-nëntor, krime të cilat kanë përgjakur dy herë Shkodër, në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorët dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Po ashtu ata dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir kocia mir kocia ridvan ramazani vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani admir kocia mir kocia ridvan ramazani vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 09:42

TIRANË– Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen blindave me para në Rinas, në vitin 2017. Mëso...