Aktualitet

Akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve, procedohen penalisht 9 persona, sekuestrohet lënda drusore

28 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve, procedohen penalisht

KORÇË- Gjatë muajit nëntor janë preceduar penalisht 9 shtetas pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Policia bën të ditur se 9 shtetasit janë përkatësisht nga fshatrat Gjonomadh-Korçë, Dardhas-Pogradec, Vithkuq-Korçë,Arrëz-Devoll, Ersekë, Sovjan dhe Podgorie-Maliq. Policia njofton po ashtu se është sekuestruar dhe lënda drusore.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë muajit nëntor, u proceduan penalisht 9 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve. Sekuestrohet sasi lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë muajit Nëntor, kanë evidentuar dhe goditur 8 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: E. Xh., 29 vjeç; Xh. Ç., 21 vjeç; S. M., 57 vjeç; D. H., 35 vjeç; M. M., 25 vjeç; S. B., 73 vjeç; B. J., 38 vjeç; A. Ç., 52 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç. Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatrat Gjonomadh-Korçë; Dardhas-Pogradec; Vithkuq-Korçë; Arrëz-Devoll; Ersekë; Sovjan dhe Podgorie-Maliq, duke transportuar me mjete të ndryshme, si edhe poseduar në një ambient të tregtimit të drurit, sasi lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia e Korçës, do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e korces policia e korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 09:42

TIRANË– Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen blindave me para në Rinas, në vitin 2017. Mëso...