Aktualitet

U ekzekutua me tetë plumba në mes të Brukselit, Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibejt

28 Nëntor 2020, 11:07 Nga DOSJA
U ekzekutua me tetë plumba në mes të Brukselit, Ardit Spahiu

TIRANË– Ardit (Arjan) Spahiu, 38-vjeçari që u ekzekutua me tetë plumba në mes të Brukselit ka lidhje familjare me Erion Alibejn, i cili ndodhet pas hekurave për organizimin e disa vrasjeve.

Dosja.al mëson se Spahiu është kunati i Alibejt dhe një natë më parë mbeti i vrarë me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura të Bruskelit. I riu është person me precedentë penalë pasi në vitin 2010, është vënë në pranga si i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhut në Elbasan.

Për momentin Alibej është në burg. Ai akuzohet se ka organizuar vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay. 

Nuk dihet ende nëse vrasja e Spahiut është pasojë e këtij zinxhiri krimesh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit spahiu erjon alibej vritet ardit spahiu ne bruksel ardit spahiu erjon alibej vritet ardit spahiu ne bruksel

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 09:42

TIRANË– Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen blindave me para në Rinas, në vitin 2017. Mëso...