Aktualitet

Akuzohen për “Vjedhje’ dhe për “Dhunë në familje”/ Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim (DETAJET e para)

28 Nëntor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Akuzohen për “Vjedhje’ dhe për “Dhunë në

FIER– 2 shtetas,  të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar janë arrestuar ditën e sotme nga policia. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Z. B., 44 vjeç, banues në Peqin dhe S. H., 36 vjeç, banues në Kutë. Policia njofon se ata akuzohen për veprat penale “Vjedhje’ dhe “Dhunë në familje”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë: 

Fier

Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Z. B., 44 vjeç, banues në Peqin, Elbasan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 23.11.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”. Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin: S. H., 36 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 25.11.2020, ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohen 2 shtetas arestohen 2 shtetas

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 09:42

TIRANË– Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen blindave me para në Rinas, në vitin 2017. Mëso...