Aktualitet

Akuzohen për krime mjedisore, arrestohet 43-vjeçari në Poliçan, procedohet penalisht një tjetër (NJOFTIMI)

28 Nëntor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Akuzohen për krime mjedisore, arrestohet 43-vjeçari në

BERAT- Një 43-vjeçar në Berat është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për prerje të druve në pyje në mënyrë të paligjshme. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi D.B banues në Poliçan, ndërsa është proceduar penalisht shtetasi B.L., 45 vjeç, banues në Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi I.A., ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Poliçan/Skrapar

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Arrestohet 1 shtetas dhe 1 tjetër proçedohet për veprën penale “Dëmtim i habitateve dhe zonave të mbrojtura” Gjithashtu bllokohet një mjet dhe proçedohet penalisht drejtuesi, pasi transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjëshme Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.B, 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në fshatin Pronovik me një tip mjet kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorative të cilat dyshohet të jenë nxjerr në malin e Tomorit. U proçedua penalisht shtetasi B.L., 45 vjeç, banues në Berat(administrator subkjkti), pasi në karrierën e këtij subjekti në malin e Tomorit, është konstatuar nga punonjësit e AZDM-së, një mjet gërmues dhe disa pllaka guri dekorativë. Gjithashtu nga shërbimet e policisë Poliçan ne fshatin Tozhan është ndaluar një mjet kamioçinë që transportonte lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi I.A., ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesin e mjetit, shtetasin I.T., 35 vjeç banues në Mbrakull, Poliçan, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje shtetas ne berat arrestohet nje shtetas ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 09:42

TIRANË– Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen blindave me para në Rinas, në vitin 2017. Mëso...

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 07:38

TIRANË– Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarës...