Aktualitet

Vrasja në Shkodër, FNSH dhe RENEA nisen drejt vendit të ngjarjes, Ramazani u ekzekutua në makinë

28 Nëntor 2020, 11:38 Nga DOSJA
Vrasja në Shkodër, FNSH dhe RENEA nisen drejt vendit të ngjarjes,

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë informacione zyrtare në lidhje me vrasje e ndodhur në Dajç paraditen e sotme. Mësohet se sipas njoftimit, 46-vjeçari Ridvan Ramazani (Hyseni) është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij, të llojit BMW.

Forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të shkodrës.

Shkodër/Informacion Paraprak. Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet  i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,  Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ridvan ramazani vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani ridvan ramazani vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 09:42

TIRANË– Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen blindave me para në Rinas, në vitin 2017. Mëso...