Aktualitet

Kim Mehmeti: Turpërohem nga shqiptarët që nuk shohin fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit

23 Prill 2019, 14:52 Nga DOSJA
Kim Mehmeti: Turpërohem nga shqiptarët që nuk shohin

TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhet populli palestinez.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa thotë se është krenar për mbrojtjen që kombi ynë u bëri hebrenjve, shprehet se ndihet i rupëruar kur shqiptarët thonë se “shkaku i ‘interesave’ tona kombëtare, ne nuk duhet të shikojmë gërmadhat e shtëpive palestineze, mbi të cilat ndërtohen vendbanimet hebreje, e as duhet të shohim fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit, por gishtin e gërvishtur të ushtarit hebre, nga gurët e protestuesve palestinez?!”.

Sipas tij, “nuk ka interes më madhorë njerëzor se të jesh nga ana e pafajësisë dhe e viktimës, bile edhe atëherë kur e dinë se i takon një populli të vogël, i cili me asgjë nuk mund të ndikojë e t’i ndryshojë rrjedhat globale, por që mund ta ndryshojë vetveten, që mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj dhembjes njerëzore, që mundë të dëshmojë se ka zemër mjaftueshëm të madhe sa për ta përfshi në të dashurinë dhe dhembshurinë për të gjithë fatkeqët e kësaj bote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare”.

Postimi i plotë:

“Unë mburrem me shqiptarët e mi që gjatë Luftës së Dytë Botërore rrezikuan interesin e tyre dhe vetveten, vetëm për t’i mbrojtur hebrenjtë e rrezikuar nga nazistët gjermanë. Njësoj siç mburrem me mirënjohjen e përjetshme shqiptare ndaj gjithë atyre që e ndihmuan çlirimin e Kosovës. Dhe kjo më bënë që edhe më shumë të turpërohem nga shqiptarët që thonë se shkaku i ‘interesave’ tona kombëtare, ne nuk duhet të shikojmë gërmadhat e shtëpive palestineze, mbi të cilat ndërtohen vendbanimet hebreje, e as duhet të shohim fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit, por gishtin e gërvishtur të ushtarit hebre, nga gurët e protestuesve palestinez?! Për mua nuk ka interes më madhorë njerëzor se të jesh nga ana e pafajësisë dhe e viktimës, bile edhe atëherë kur e dinë se i takon një populli të vogël, i cili me asgjë nuk mund të ndikojë e t’i ndryshojë rrjedhat globale, por që mund ta ndryshojë vetveten, që mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj dhembjes njerëzore, që mundë të dëshmojë se ka zemër mjaftueshëm të madhe sa për ta përfshi në të dashurinë dhe dhembshurinë për të gjithë fatkeqët e kësaj bote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare. Më në fund, ai që shkaku i interesit të vet, aq është verbëruar e shurdhuar, sa nuk i sheh as plagët e tjetrit, e as i dëgjon piskamat e fatkeqit, me asgjë nuk e meriton keqardhjen e të tjerëve dhe, me asgjë nuk ndryshon nga ata që shkelin mbi gjakun dhe fatin e të pambrojturve!” (Kim Mehmeti)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kim mehmeti palestina kim mehmeti palestina

Sondazh

Poll