Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Kthehej nga Bullgaria, arrestohet në Qafë Thanë kasapi nga Kruja (Emri)

23 Prill 2019, 15:00 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Kthehej nga Bullgaria, arrestohet në Qafë

TIRANË– Arrestohet autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në Rinas më datë 9 prill. Bëhet fjalë për Elton Piklin, 32 vjeç, banues në Krujë.  32-vjeçari u arrestua në zonën e Qafë Thanës teksa po kthehej nga Bullgaria.

Mësohet se operacioni për kapjen e tij është zhvilluar mesnatën e djeshme, ndërsa ende nuk jepen detaje lidhur me rolin e të arrestuarit në grupin që kreu grabitjen në aeroport. Pas arrestimit policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Krujë, por nuk janë gjetur as armë dhe as para.

I riu ka qënë i shpallur në kërkim për një çështje falsifikimi, ndërkohë që në vitin 2011 ka kandiduar edhe për këshilltar bashkiak nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare” por pa rezultate pozitive.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për për autorët e tjerë të grabitjes të cilët janë shpallur në kërkim. Hetime janë duke u kryer edhe me autoritetet bullgare, pasi dyshohet se Bullgaria ishte një ndër bazat e Aleks Pepës një prej të kërkuarve për grabitjen e parë brenda aeroportit të Rinasit në 2016. 

Lidhur me kapjen e autorit të 5-të ka reaguar kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Njëzëri ata kanë komplimentuar punën e policisë duke inkurajuar zbardhjen e çështje.

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 6.7 milionë euro. Deri tani janë arrestuar: Elton Pikli, Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Në  kërkim si autor direkt në grabitje është shpallur Talo Çela. Gjithashtu në kërkim janë edhe: Klement Çala;  Eldi Çala; Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie dhe Aleks Pepa. Pjesëtar në bandën e “Rinasit” ishte edhe Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pak pas grabitjes.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet autori i grabitjes se rinas elton pikli grabitja ne rinas arrestohet autori i grabitjes se rinas elton pikli grabitja ne rinas

Sondazh

Poll