I shkrumbuan makinën, vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë: S’ka pasur asnjë kërcënim, vetëm lavdërime. Ia
27 Nëntor 2020, 10:27Nga DOSJA
VLORË– Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani kanë folur llidhur me sulmin ndaj vëllait të tyre, të cilit mbrëmjen e djeshme i dogjën makinën. Sipas tyre, sulmi ndaj vëllait të tyre ka ndodhur për shkak të detyrës.
Në intervistën e tyre për gazetarin Enrik Mehmeti, ata kanë përsëritur disa herë se vëllai i tyre është shembull në detyrë dhe s’ka pasur probleme, por vetëm lavdërime dhe respekte.
INTERVISTA:
VËLLAI l: Në gjithë historinë e tij dhe karrierën që kur ka filluar mund të pyesni jo neve, por gjithë rrethin e Vlorës çfarë pozicioni ka qëndruar në shtet dhe punën personale të tij. Kaq kam unë si vëlla. Kërcënime ka pasur? Absolutisht, gjithmonë ka kryer detyrën
VËLLAI ll: Ska pasur asnjë problem, asnjë ves, vetëm lavdërime, respekte.
VËLLAI l: Me sa dimë ne jo. Për mua ka kryer detyrën. Për shkak të detyrës? S’mund të themi por grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë.
BULQIZË– Klodian Kola, i riu që u raportua se qëlloi shokun e tij, Elidon Basha, nga pakujdesia teksa kishin dalë për gjueti, mohon akuzën. Burime për Dosj...
TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithashtu e njohur si GJKKO i ka dërguar një shkesë ministres së Drejtësisë, Et...
DURRËS– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se do të shembë sot në orën 15:00 me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës...
KAKAVIJË–Shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd është arrestuar nga policia pasi ka kaluar me djalin e tij të mitur kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë ...
Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë për vaksinën. Kështu u shpreh këtë të enjte mjeku Genc Sulçebe gjatë emisionit “Opinion” sipas të cili...
TIRANË-Një 41 vjecar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij. Shtetasi me inicialet I.A ka djegur ...
ELBASAN– Në kuadër të operacionit të koduar “Kështjella”, ku një ditë më parë u kapën dhe u sekuestruan 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë...