Aktualitet

Thyen xhamin dhe e ‘mbushën’ me benzinë, shkrumbohet makina e kryepolicit të Paraburgimit në Vlorë. Dalin PAMJET nga ‘aksioni’ i “piromanëve”

VIDEO
Digjet një mjet në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga flakët është shkrumbuar makina tip "Nissan Micra", është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.
Featured image of article: Thyen xhamin dhe e ‘mbushën’ me benzinë, shkrumbohet makina e kryepolicit të Paraburgimit në Vlorë. Dalin PAMJET nga ‘aksioni’ i “piromanëve” Momenti i djegies

VLORË– Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në lagjen “Hajrro Cakerri”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga flakët është shkrumbuar makina tip “Nissan Micra”, është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.

Dyshohet se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme pasi dy persona të maskuar kanë shkuar tek makina, i kanë thyer xhamin dhe pasi kanë derdhur benzinë brenda, i kanë vënë flakën. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar mjeti ka shpërthyer. Vetë shefi Feim Alisinani ka deklaruar në polici se nuk është në dijeni se kush mund t’ia ketë djegur makinën pasi nuk ka konflikte me njeri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarja dhe kanë nisur nga puna për kapjen e dy autorëve. Nuk dihet përse mund t’i jetë vënë flaka mjetit por fillimisht dyshohet për shkak të detyrës. 

(k.m/dosja.al)

  • 11:31

    Iu dogj automjeti, shefi i policisë së paraburgimit në Vlorë: Nuk kam konflike

    Mbrëmjen e djeshme shefit të policisë së paraburgimit në Vlorë iu dogj automjeti i tij nga dy persona ende të paindentifikuar. Shefi Feim Alisinani ka deklaruar në polici se nuk është në dijeni se kush mund t’ia ketë djegur makinën. Ai ka thënë se nuk ka konflikte apo problematika të tjera.

    Pista kryesore ku po heton policia për djegien e makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë është ajo për shkak të detyrës.

  • 11:27

    I shkrumbuan makinën, vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë: S’ka pasur asnjë kërcënim, vetëm lavdërime. Ia kanë bërë prej detyrës

    Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani kanë folur llidhur me sulmin ndaj vëllait të tyre, të cilit mbrëmjen e djeshme i dogjën makinën. Sipas tyre, sulmi ndaj vëllait të tyre ka ndodhur për shkak të detyrës. Në intervistën e tyre për gazetarin Enrik Mehmeti, ata kanë përsëritur disa herë se vëllai i tyre është shembull në detyrë dhe s’ka pasur probleme, por vetëm lavdërime dhe respekte.

    INTERVISTA:

    VËLLAI l: Në gjithë historinë e tij dhe karrierën që kur ka filluar mund të pyesni jo neve, por gjithë rrethin e Vlorës çfarë pozicioni ka qëndruar në shtet dhe punën personale të tij. Kaq kam unë si vëlla. Kërcënime ka pasur? Absolutisht, gjithmonë ka kryer detyrën

    VËLLAI ll: Ska pasur asnjë problem, asnjë ves, vetëm lavdërime, respekte.

    VËLLAI l: Me sa dimë ne jo. Për mua ka kryer detyrën. Për shkak të detyrës? S’mund të themi por grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë.

  • 9:48

    PAMJET: Fillimisht u afrua njëri, si iu vu flaka makinës së shefit të Policisë, makina shpërthen në flakë para autorëve, të maskuar më së miri të dy ia mbathin me vrap

    Dalin pamjet nga momenti kur makinës së shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, i është vënë flaka. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “FaxWeb”, autorët të maskuar afrohen së bashku tek makina. Njëri prej tyre shkon para dhe pasi skanon zonën, thyen xhamin e mjetit dhe pret që të vijë shoku i tij.

    Të dy më pas hedhin lëndën djegëse në makinë dhe pasi kanë ndezur me sukses zjarrin largohen me vrap nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjajren por nuk dihet nëse ka rënë në gjurmët e autorëve.

  • 9:56

    Tym e flakë! Dalin pamjet nga djegia e automjetit të shefit të paraburgimit në Vlorë

    Automjeti Nissan me targa AA 091 NB u dogj gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit. Automjeti u dogj në orën 1 të natës në rrugën ”Hajro Çakërri”. Duket se për disa momente automjeti u përfshi nga flakë dhe tym të madh derisa zjarrfikëset fikën flakët. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon në momentin kur makina është duke u djegur.

    Dyshohet se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme pasi dy persona kanë shkuar tek makina, i kanë thyer xhamin dhe pasi kanë derdhur benzinë brenda, i kanë vënë flakën. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar mjeti ka shpërthyer.

  • 7:15

    Policia: Shkrumbohet makina e kryepolicit të Paraburgimit në Vlorë (DETAJET)

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Vlorë. Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shto Koment