Aktualitet

Misteri i vdekjes! Vrasja e 23-vjeçarit në Bulqizë, Klodian Kola mohon krimin: Na qëlluan persona të tjerë, unë e ndihmov

27 Nëntor 2020, 10:26 Nga DOSJA
Misteri i vdekjes! Vrasja e 23-vjeçarit në Bulqizë, Klodian

BULQIZË– Klodian Kola, i riu që u raportua se qëlloi shokun e tij, Elidon Basha, nga pakujdesia teksa kishin dalë për gjueti, mohon akuzën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kola ka mohuar krimin në polici, ndërsa ka deklaruar se shokut të tij, Elidon Basha i është bërë atentat.

“Unë e dërgova në spital Elidon Bashën, vdiq nga gjakderdhja. Drejt meje dhe Elidon Bashës është qëlluar nga persona të tjerë, nuk e kam qëlluar unë”,-mësohet te jetë shprehur i riu në polici.

Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e sotëm. Vetë Policia e Shtetit raportoi se Elidon Basha, 23 vjeç u qëllua nga pakujdesia nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjueti në Bulqizë.

Por versioni i vetë Kolës, hedh poshtë dinamikën e njohur deri tani për ngjarjen. Basha, një i ri i paskeduar për ngjarje të tjera kriminale, doli për gjueti me shokun kur gjeti vdekjen. Një hetim më i plotë pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll