Aktualitet

Shkatërrohet banda! Shkon në 6 numri i personave të arrestuar për 4 kilogram heroinë në Elbasan, roli i tij në grup

27 Nëntor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda! Shkon në 6 numri i personave të arrestuar

ELBASAN– Në kuadër të operacionit të koduar “Kështjella”, ku një ditë më parë u kapën dhe u sekuestruan 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, ditën e sotme është arrestuar dhe shtetasi Gazmir Harremi, 36 vjeç.

Dyshohet se shtetasi Gëzim Balla, i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi Gazmir Harremi.

Në pranga fillimisht përfundoi shtetasi Gëzim Balla, i cili drejtonte furgonin me lëndë drusore ku ishin fshehur pakot me heroinë. Më pas u arrestuan dhe katër persona të tjerë: Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endrit Karaj.

Njoftimi i policise:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni anti droge ne elbasan operacioni anti droge ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 08:30

KORÇË– Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen për shpërndarje të drogërave të forta. P...