Aktualitet

SHKRESA për ministren/ GJKKO letër Etilda Gjonajt: Ndryshoni Aktin Normativ për OFL, të merremi vetëm me krimin e organizua

27 Nëntor 2020, 10:03 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithashtu e njohur si GJKKO i ka dërguar një shkesë ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku i kërkohet që të ndryshohen disa nene të aktit normativ të Operacionit Forca e Ligjit (OFL) për sekuestrimin e pasurive.

Gjyqtarët e GJKKO-së kërkojnë që të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të personazheve që janë dënuar për krim të organizuar dhe jo të atyre që i ka “kapur ligji” për vepra penale të zakonshme.

Kjo pasi sipas tyre, çështje të tilla janë jashtë juridiksionit të GJKKO e SPAK, dhe mund të gjykohen pa probleme nga institucionet e rretheve përkatëse.

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur punë që prej shkurtit të këtij viti por deri më tani nuk ka asnjë proces të përfunduar, edhe pse SPAK ka kërkuar 49 konfiskime pasurish. Operacioni nisi me shumë bujë por nuk u dhanë rezultatet e pritura. Dy ditë më parë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për një shtyrje të afatit, por vendimi pritet që të merret pas janarit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj gjkko kerkese per ofl etilda gjonaj gjkko kerkese per ofl

Sondazh

Poll