Aktualitet

Kapet 27 vjeçari i rrezikshëm në Vlorë, në kërkim për plagosje të rëndë

27 Nëntor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Kapet 27 vjeçari i rrezikshëm në Vlorë, në

VLORË– Policia ka ndaluar një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. 27 vjeçari me inicialet E.M në datën 09.11.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin D. K.

Njoftimi i policise:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: E. M., 27 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 09.11.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin D. K.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet 27 vjecari kapet 27 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 08:30

KORÇË– Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen për shpërndarje të drogërave të forta. P...