Aktualitet

Flamuj kuq e zi në mes të New York-ut, festat mbledhin shqiptarët bashkë 

26 Nëntor 2020, 21:54 Nga DOSJA

SHBA-Festat e nëntorit kanë bërë shqiptarët bashkë në shtetet e botës që jetojnë. Kjo ka ndodhur edhe në SHBA, ku disa shqiptarë janë mbledhur bashkë në New York. Politikani me origjinë shqiptare, Marko Kepi ka postuar disa foto në rrjetin sociale Facebook, ku është me disa bashkëkombas të tjerë duke valvitur flamurin kuq e zi në rrugët e New York-ut.

Në postimin që ka hedhur në Facebook ai është shprehur se ngritja e flamurit është në nder të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë. Më tej, ai falenderoi të gjithë vullnetarët që e ndihmuan të ngrinte flamurin shqiptar në bulevardin Hylan. Ai në fund e konsideroi SHBA-në si aleatin më të madh të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Faleminderit të gjithëve që dolën mbrëmë dhe na ndihmuan që të mbledhin dhe të vendosim flamujt amerikanë dhe shqiptarë në Bulevard Hylan për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk kemi aleat më të madh se SHBA dhe jemi të bekuar që e quajmë këtë vend shtëpi. Zoti e bekoftë Amerikën”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamuj shqiptar ne new york marko kepi flamuj shqiptar ne new york marko kepi

Sondazh

Poll