Aktualitet

Arban Domi nxjerr blof Manastirliun: COVAX s’ka asnjë lidhje me Moderna-n dhe Pfizer, ka kontratë me një kompani që prodho

26 Nëntor 2020, 21:37 Nga DOSJA
Arban Domi nxjerr blof Manastirliun: COVAX s’ka asnjë lidhje me

TIRANË– Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave te Geo-Vax ka hedhur poshtë deklaratën e ministres Ogerta Manastirliu. Në një lidhje me Skype, Domi tha se komoania COVAX, që reklamon me aq bujë Manastirliu nuk ka asnjë lidhje me vaksinat Pfizer dhe Moderna që kanë rezultuar të suksesshme.

Sipas Domit, COVAX ka lidhur një kontratë vetëm me një kompani që prodhon në Indi dhe që është për vaksinimin e popullit të varfër.

“Të dhënat e sigurisë tregojnë se Pfizer është më afër. Nëse në datë 10 aprovohet, në datë 11 fillon shpërndarja në Amerikë. Moderna e ka futur në aprovim, ndërsa dy të tjerat nuk e kanë futur ende për aprovim. Më lejoni dy minuta, dëgjova zonjën ministre dhe kjo lidhet me mënyrës se kur do të vijë vaksina në Shqipëri. Kjo është një gjë shumë e rëndëishme. E vërteta qëndron se COVAX është një, si të thuash, menaxhon aleancën e vaksinave, por asnjëra prej vaksinave që menaxhon nuk dihet se kur do të dalin. 200 milionë doza që janë kontratuar, nuk dihet se kur do të dalin. Qëllimi i COVAX është që të ndihmojnë vaksinimin e vendeve të varfra. Nuk di të ketë kontratë as me PFIZER dhe as me MODERNA. Di gjë ka kontratë me një kompani që prodhon vaksina në Indi, se ajo është për vendet e varfra,”- tha Domi. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arban domi ogerta manastirliu arban domi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 18:01

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...