Aktualitet

FOTO/ Policia Gjermane vë dorën në zemër, dhuron 200 palë këpucë për efektivët e RENEA-s, çfarë ndodhi me tenderin e

26 Nëntor 2020, 19:29 Nga DOSJA
FOTO/ Policia Gjermane vë dorën në zemër, dhuron 200

TIRANË– Policia Federale Gjermane ka vënë dorën në zemër për efektivët e forcave RENEA dhe u ka dhuruar 200 palë këpucë. Përmes një njoftimi, në faqen zyrtare të ambasadës gjermane në Facebook, dhuruesit kanë bërë me dije se efektivët e RENEA-s që dalin në aksion për operacione të rëndësishme dhe me rrezikshmëri të lartë, do të kenë tashmë këpucë të reja.

Këto këpucë, janë vetëm për njësinë e Tiranës dhe kapin vlerën e 30 mijë eurove. Sipas gjermanëve, këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve.

“Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive.”- shkruhet në status.

Por çfarë ndodhi me tenderin e majmë të uniformave të Policisë së Shtetit?

Në muajin gusht të këtij viti, Dosja.al raportoi detaje mbi këtë tender, ku fituesi i përcaktuar nga Ministria e Brendshme do të furnizonte efektivët me uniforma të rjea, kapele e këpucë. Përvec faktit skandaloz që një kapele do të blihej me 350 euro, nga ky tender nuk dihet më asgjë.

Deputetë Myslim Murrizi dhe Halit Valteri depozituan një kallëzim në SPAK në lidhje me këtë tender, pasi pretendonin se ishte realizuar një skemë mafioze për të vjedhur paratë që supozohet të shkonin për të blerjen e uniformave të efektivëve.

Pavarësisht kësaj, ende nuk ka asnjë dritë nga Prokuroria e Posaçme nëse ka nisur ndonjë hetim për këtë tender të paracaktuar apo jo. “Sasitë që do të blihen më pak në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, 239,985 për 80 artikuj, ka kamufluar fondin limit, 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Total sasia prej 239,985 që mendohet të vlerësohet me 500,000,000 lekë, është vjedhja sipas kësaj skeme ‘mafioze’ të fshehtë të përdoruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, të parashikuara (planifikuar) që në dokumentet e tenderit, të realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, thuhej në kallëzimin e depozituar në SPAK.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia gjermane dhuron kepuce per renea policia gjermane dhuron kepuce per renea

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 18:01

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...