1 vit nga tragjedia/ Albin Kurti përkujton viktimat e 26 nëntorit: Kemi dhimbje, familjet po jetojnë ende në çadra, Shqipë
26 Nëntor 2020, 20:41Nga DOSJA
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka përkujtuar 1 vjetorin e 51 personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Kurti është shprehur se dhimbja e asaj dite nuk ka ikur sakaq ka treguar dhe ndihmat që i ka dhënë Kosova Shqipërisë një vit më parë.
Ndër të tjera ai thotë se Shqipërisë nuk i kanë ardhur fondet e premtuara nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtimin.
E kujtojmë sot tërmetin e 26 nëntorit 2019, që preku qindra mijëra njerëz në Shqipëri. Tronditjen e tokës e ndjemë në gjithë qytetet e Kosovës. Por më e fortë ishte tronditja prej dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, me të cilët ndau pikëllimin e gjithë Kosova dhe kombi shqiptar. Dhimbja na bëri bashkë. Qytetarët e Kosovës, ashtu si gjithë shqiptarët kudo që janë, u erdhën në ndihmë motrave e vëllezërve të dëmtuar nga tërmeti,me gjithë çka patën mundësi. Ushtria e Kosovës u nis menjëherë në mbështetje të operacioneve të kërkim shpëtimit. Edhe deputeti ynë, Liburn Aliu, i cili ka përvojë në misione të tilla, u gjend në Thumanë, duke ndihmuar edhe personalisht për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, e historia që më ka treguar ka lënë mbresa të pashlyeshme. Aktivistët e Lëvizjes me ndihmën e shumë qytetarëve mblodhën mbi 300 ton ndihma, që i dorëzuan në Rezervat e Shtetit, në Shqipëri. U hapën shtëpitë në Kosovë e u ngritën kampe që prisnin të pastrehët, për ta lehtësuar sado pak dhimbjen e vuajtjen. Edhe sot e kësaj dite në Kosovë ka ende familje nga Shqipëria, mbetur pa strehë atje e të strehuara këtu. Sot jemi sërish bashkë në përkujtimin e viktimave dhe gjithë pasojave të tërmetit. E dimë që ende mijëra njerëz vazhdojnë të jetojnë në çadra, ashtu siç e dimë se Shqipërisë nuk i kanë ardhur fondet e premtuara nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtimin. Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshiroj t’i shpreh institucioneve në Republikën e Shqipërisë gatishmërinë tonë maksimale për të ndihmuar në këtë kohë kaq të vështirë. Sfidat i përballojmë më mirë, vështirësitë i kalojmë më lehtë kur jemi të bashkuar.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Dosja.al mëson se vendimi është marrë sot, pas gjas...
TIRANË– Policia Federale Gjermane ka vënë dorën në zemër për efektivët e forcave RENEA dhe u ka dhuruar 200 palë këpucë. Përmes një njoftimi, në faqe...
SHQIPËRI- Shqipëria kujtoi sot një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, ndërsa la pas mijë...
Aktualitet26 Nëntor 2020, 18:01
GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...
SHQIPËRI- Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre dyshime mbi kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit -institucioni shkencor i ngarkua...
TIRANË– Ndërsa ende nuk kemi mbyllur vitin e vështirë të 2020-s, sot shënohet 1 vit nga tërmeti i 26-nëntorit, histori e cila do të ndryshonte rrënjësisht ...
BULQIZË- Qytetari nga Bulqiza, Sherif Duriçi, ka vendosur të hyjë në grevë urie për shkak se gjykata nuk po i jep pronësinë e ish-godinës së ndërmar...
TIRANË– 753 viktima, 17 mijë e 495 të infektuar në total dhe 17 mijë e 352 të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri që nga fil...