Aktualitet

Grabitje spektakolare në Shkodër! Hajdutët futen pa maska në banesën e emigrantit dhe vjedhin 50 mijë euro sende me vlerë

26 Nëntor 2020, 19:03 Nga DOSJA
Grabitje spektakolare në Shkodër! Hajdutët futen pa maska në

SHKODËR– Grabitje spektakolare në Shkodër! Një ngjarje si nëpër film aka ndodhur në Dajç të Shkodrës, ku persona të maskuar, kanë grabitur në ditën për diell dhe në sytë e të gjithë fqinjëve shtëpinë e një emigranti.

Mësohet se hajdutët, të pamaskuar, futeshin çdo ditë me anë të një kamionçine në oborrin e shtëpisë dy-katëshe, ku prej vitesh nuk jeton më askush. Ata merrnin sendet që u duheshin dhe ktheheshin sërish të nesërmen për të bërë të njëjtën gjë.

Të afërmit e pronarit të banesës, emigrantit Broz Kola, kanë zbuluar vetëm tre ditë më parë vjedhjen që po u bëhej para syve. Ata kanë kontaktuar me vetë Kolën, që prej vitesh jeton në Itali dhe e kanë pyetur nëse ai ka dërguar ndonjë punonjës në shtëpi.

Kur kanë marrë përgjigje negative, kanë raportuar gjithçka në polici. Policia pas njoftimit nga të afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për grabitjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone.

Kur janë futur brenda në banesë, familjarët e pronarit kanë ‘shqyer sytë’ nga habia sepse çdo gjë me vlerë ishte zhdukur. Dëmi i shkaktuar në këtë banesë, paraprakisht raportohet të jetë diku tek 50 mijë euro.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet broz kola dajc grabitet banesa ne shkoder shkoder broz kola dajc grabitet banesa ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 18:01

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...