Aktualitet

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve, garën për dy vendet vakante e vijojnë Sonila Bejtja

26 Nëntor 2020, 19:32 Nga DOSJA
Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

Dosja.al mëson se vendimi është marrë sot, pas gjashtë orë mbledhje të zhvilluar në KED. Konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e gjyqtares Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj.

Ndërkohë, për dy vendet vakante ka lënë në fuqi kandidimin e tre të tjerëve: Sonila Bejtjas, Altin Binajs dhe Aleksandër Tomës. Më herët KED ka riskualifikuar Eugen Papandilen të cilin Apeli e ktheu në garë bashkë me dy kandidatët e tjerë, Zhaklina Peton e Ilir Haznedarin.

Nga ana tjetër, ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese më 31 dhjetor të këtij viti. Në shtator, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën.

Kushtetuesja prej vitesh nuk është funksionale për shkak të shkarkimit të anëtarve nga procesi i Vettingut por është kushti kryesor për të ardhmen e Shqipërinë në Bashkimin Europian.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emërimet në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese emërimet në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 18:01

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...