Aktualitet

Familja jeton në konteiner të rrethuar me plastmasë, Shkreli nuk tundet: Edhe çfarë, problem i tyre, ka që jetojnë edhe m

26 Nëntor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Familja jeton në konteiner të rrethuar me plastmasë, Shkreli nuk

TIRANË– Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli nuk është tundur aspak krah historisë së dhimbshme të familjes Përgega, që edhe një vit pas tërmetit tragjik të 26-nëntorit, nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën. Gazetarja Anila Hoxha ishte pranë familjes dhe zonja e shtëpisë tregoi se jetojnë në një konteiner të rrethuar me plastmasë, të cilin u aka dhënë një shoqatë bamirësie.

Ajo shpjegoi që nisën rregullimet e shtëpisë por banesa u shemb sërish.

“Këta jetojnë nga një shoqatë bamirësie. Familjes Përgega i është falur një konteiner që ekanë sajuar dhe e kanë rrethuar me plastamsë. Këtu jeton vetëm një pjesë e familjes pasi pjesa tjetër është larguar ngaqë nuk ka vend. Pjesa tjetër e familjes është në Pukë. Orenditë, siç e shikoni edhe vetë, i kanë lënë jashtë,”- tregoi Anila Hoxha.

Nga studioja, Shkreli tha se nuk ka ndonjë gjë të rnëdë kjo familje, pasi ka të tjerë, që jetojnë më keq akoma.

Ka njerëz që janë më keq se këta që jetojnë në kontenier. Ka njerëz që jetojnë vetë në çadra dhe marrin bonus qiraje. Çfarë ka këtu,”- tha Shkreli.

Replikat vijuan mes Shkrelit dhe Pano Sokos.

Shkreli: Ky është problemi i tyre…

Soko: Si problemi i tyre çfarë thoni kështu?!

Eni Vasili: Konteinerin e kanë nga shoqatat bamirëse jo nga ju, ua dha kisha

Shkreli: Po ç’të them unë, ajo një herë thotë DS3 pastaj DS4.

Vasili: Nuk tha gjë ajo për DS4 e pyetëm ne.

Shkreli: Lërini këto se ka edhe më keq. Kush e zgjidh me privat bravo i qoftë, kush e zgjidh me shtetin e zgjidh me shtetin. E falenderojmë kishën.

Vasili: E kanë fajin njerëzit domethënë?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkreli pano soko artan shkreli pano soko

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 18:01

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...