Aktualitet

Arrestimi i Bledar Ibrahimit për terrorizëm, Salvini: Përgëzime policisë shqiptare!

23 Prill 2019, 14:42 Nga DOSJA
Arrestimi i Bledar Ibrahimit për terrorizëm, Salvini:

Ministri i Brendshëm italian,  Matteo Salvini përgëzon policinë shqiptare për arrestimin e të kërkuarit ndërkombëtarisht për terrorizëm, Bledar Ibrahimi.

Ministri Salvini thotë se lufta ndaj terrorizmit nuk ka kompromis, dhe shton se në shtëpinë e tij në Itali, shqiptari Bledar Ibrahimi kishte materiale që e lidhnin me terrorizmin.

Matteo Salvini, shkruan në rrjetet sociale: Arrestohet në Shqipëri Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, i kërkuar për lidhje ndërkombëtare me terrorizmin. Në shtëpinë e tij në Milano, u gjetën në materiale kompjuterike, kontakte me ekstremistët islamikë, dhe foto, video, dhe dokumente që lidheshin me xhihadin. Falenderoj hetuesit tanë, duke nisur që nga Ros, që kurrë nuk hoqën dorë, si edhe falenderoj karabinierët dhe autoritetet e Tiranës. Asnjë armëpushim për kriminelët dhe fanatikët që sjellin luftën në shtëpinë tonë.

Ditën e sotme, policia e Shtetit arrestoi në Elbasan, Bledar Ibrahimin. Ibrahimi është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari per terrorizem bledar ibrahimi matteo salvini arrestohet shqiptari per terrorizem bledar ibrahimi matteo salvini

Sondazh

Poll