Aktualitet

Revoltë kundër kompanive celulare, asnjë ofertë apo paketë për një muaj

23 Prill 2019, 14:21 Nga DOSJA
Revoltë kundër kompanive celulare, asnjë ofertë apo

TIRANË- Që prej ditës kur u lançua protesta kundër kompanive celulare, nuk kanë ndaluar komentet e qytetarëve që denoncojnë se abuzime të tejskajshme po bëhen ndaj tyre nga kompanitë celulare.

Më 18 prill, Dosja.al publikoi nismën e faqes “Lolita.” që iu bënte thirrje qytetarëve që të fiknin çdo ditë celularët nga ora 16:00-17:00 në shenjë revolte ndaj rritjes së çmimeve.
Por kjo nismë nuk është shuar….

Aktivistë dhe qytetarë janë rreshtuar në krah të një tjetër nisme të njoftuar nga “Lolita.” Që sugjeron se të gjithë qytetarët duhet që të mos kryejnë asnjë rimbushje, ofertë apo paketë për një muaj.

“PËR ÇMIMET E LARTA, PROTESTOJMË KUNDRA KOMPANIVE CELULARE:
MOS KRYENI ASNJË RIMBUSHJE, OFERTË APO PAKETË PËR NJË MUAJ!
(shpërndaje)”-thuhet në njoftimin e faqes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per celularet protesta per celularet

Sondazh

Poll