Aktualitet

Humbën 8 pjestarë të familjes në tërmetin e 26 nëntorit, flet i përlotur Blerim Lala: Na kanë ikur nipër mbesa, nëna,

26 Nëntor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Humbën 8 pjestarë të familjes në tërmetin e 26

DURRËS– Familja Lala ishtë një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që shkoi pasi humbi 8 pjestarë të saj. Blerim Lala, pjestari i familjes i cili ndodhej jashtë shtetit në momentet e tmerrit ka treguar dhimbjen që ato kanë përjetuar pas humbjes së 8 pjesëtarëve në tërmetin tragjik.

Blerimi për ABC tregon momentin që ka marrë lajmin dhe faktin që plagët e dhimbjes janë të mëdha për të dhe të mbijetuarit e tjerë të familjes. Ai shprehet se pas kësaj ngjarje ai dhe të afërmit e tij janë të shkatërruar dhe e vetmja gjë që bëjnë është ti japin shtysë vetes dhe vëllait të tij Albertit, i cili humbi gjithë familjen në këtë tragjedi.

“Jam i trishtuar kur e kujtoj atë ditë humbëm shumë si familje, nuk e di si ta përshkruaj atë ditë dhe këtë ditë që ka kaluar një vit. Jeta për ne akoma nuk më besohet se çfarë ka ndodhur mundohemi ti japim force vetes për të çuar përpara dhe përpiqemi ti japim shtysë Albertit i cili humbi gjithë pjestarët e tij të familjes. Mua më ka njoftuar vëllain që ka humbur gjithë familjen nuk e di se si kam shkuar e ardhë këtu. Nuk e di si kam shkuar nga Firenca në Romë. Më tha se ka rënë termet dhe është rrëzuar shtëpia, dhe vetëm kur kemi ardhë këtu e kemi parë gjendjen. I mbijetuari është mirë fizikisht, por nga gjendja psikologjike është akoma rëndë ne mundohemi që mos ja kujtojmë fare ngjarjen. Ne jemi të shkatërruar na kanë ikur 8 pjesëtar familje nipër mbesa, nëna, nusja e vëllait”, është shprehur ai.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja lala ne termet termeti i 26 nentorit familja lala ne termet termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 11:00

Në shtëpi apo në spital? Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në mendime se ku do të kuroheshin në rast se infektohen me koronavirus. “Spitalet tona janë të rregul...