Aktualitet

Heroinë dhe 52 mijë lekë me vete, arrestohet 17-vjeçari në Durrës (NJOFTIMI)

26 Nëntor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Heroinë dhe 52 mijë lekë me vete, arrestohet 17-vjeçari

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar të cilit iu gjetën me vete 11 doza heroinë. Policia njofton se është arrestuar G. B., 17 vjeç, banues në Durrës. Atij iu gjetën me vete edhe 52 mijë lekë të reja, të cilat iu sekuestruan.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Durrës Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 11 doza me heroinë dhe një sasi parash. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Durrës kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në lagjen nr. 6, Durrës.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 17 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet adoleshenti ne durres trafik heroine arrestohet adoleshenti ne durres trafik heroine

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 11:00

Në shtëpi apo në spital? Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në mendime se ku do të kuroheshin në rast se infektohen me koronavirus. “Spitalet tona janë të rregul...