Sport

“Le një trashëgimi të pakufijshme”/ Cristiano Ronaldo poston foton me Maradonën: I them lamtumirë një miku dhe gjeniu

25 Nëntor 2020, 17:48 Nga DOSJA
“Le një trashëgimi të pakufijshme”/ Cristiano Ronaldo

SPANJË– Cristiano Ronaldo, ka postuar një foto me ikonën e futbollit Diego Armando Maradonën për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Krahas fotos që ka postuar në rrjetet sociale Ronaldo shkruan se Maradonën e kishte mik, teksa shton se ai ishte një gjeni përjetshëm për botën.

Ndër të tjera ka lënë një trashëgimi të pakufijshme në futboll, sakaq shton se   Maradona po largohet shumë shpejt dhe po lë një boshllëk të madh që nuk do të mbushet kurrë.

” Sot i dhashë lamtumirën një miku dhe bota lamtumirën një gjeni të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë Një magjistar i pakrahasueshëm. Largohet shumë shpejt por lë një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. RIP. Kurrë nuk do të harrohesh.” ka shkruar Ronaldo.

Maradona ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Para dy javësh, iu nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses. Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk ia doli ti mbijetonte arrestit kardiak.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo diego armando maradona cristiano ronaldo diego armando maradona

Sondazh

Poll

Sport 25 Nëntor 2020, 10:25

Napoli pa rroga, Federata i jep ultimatum …

ITALI – Sipas “Gazzetta dello Sport” skuadra e Napolit ende nuk ka marrë asnjë page nga ky sezon, as trajneri, as stafi dhe as lojtarët. Kjo është një tjetër ar...