Sport

Largimi i trajnerit të Kosovës? Shalandes: “Eshtë vetëm një spekullim i gazetarëve”

25 Nëntor 2020, 12:03 Nga DOSJA
Largimi i trajnerit të Kosovës? Shalandes: “Eshtë

KOSOVE – Ndryshe nga viti i kaluar, kur rezultatet dhe paraqitjet ishin në nivelin më të mirë të mundshëm, përfaqësuesja e Kosovës këtë vit ishte poshtë pritshmërive. Skuadra që drejtohet nga trajneri zviceran Bernard Shalandes pati një paraqitje të dobët në Ligën e Kombeve, duke arritur vetëm një fitore, dy barazime dhe tri humbje në Ligën C. Kosova e humbi edhe në fazës “play-off”, teksa u mposht nga Maqedonia e Veriut 2-1 në Shkup.

Trajneri i Kosovës, Bernard Shalandes, në një intervistë për “Zerin” është rrëfyer gjerë e gjatë gjendjen e tij shëndetësore pas Covid-19, ka analizuar rrugëtimin dhe atmosferën që ekziston te përfaqësuesja e Kosovës. Ai është ndalur edhe te fjalët e përhapura për mundësinë e largimit të tij, nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, duke i cilësuar ato si një spekullim gazetaresk.

Si ishte viti 2020 për Bernard Shalandesin në përgjithësi?

Ishte vit i mirë për mua si person, por jo si trajner, sepse nuk kemi luajtur në mars. Dhe në këtë situatë nuk kemi bërë ndeshje të mira, ishte situatë e keqe. Kam filluar të punoj te Kosova me një ëndërr, të shkonim në Kampionatin Europian nëse fitonim grupin, por nuk e arritëm. Nuk mund të jem i lumtur tani. Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut nuk është folur shumë për futboll, por për koronavirusin, për lirinë e lëvizjeve, lejet nga UEFA, FIFA e të tjera gjëra, që lidhen me pandeminë. Nuk ishte futboll, ishte situatë e keqe për trajnerët të përballen me këtë situatë. Nuk ishte vit i mirë për mua si trajner, por nuk jam i vetëm. Ishte vit i vështirë edhe për futbollistët dhe klubet shkaku i Covid-19. Por, kam mbijetuar me skuadrën dhe shpresoj se në vitin e ardhshëm të jemi më të fortë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur se mund të ketë ndryshime në ekipet nacionale të Kosovës, duke ju përfshirë edhe juve, komenti juaj?

Nuk komentoj diçka të tillë. Sipas meje, është vetëm spekulim i gazetarëve dhe unë nuk flas për spekulime të gazetarëve. Nuk është kurrë një gjë e tillë në kokën time.

Gjatë kësaj kohe a e keni menduar largimin?

Po, qartësisht po. Ju gazetarët flisni për humbjet nga Sllovenia ose Greqia, puna për dy vjet e gjysmë harrohet. Jo, ju lutem. Unë punoj me skuadrën dhe është e vështirë të jesh trajner. Jam me skuadrën dhe duhet të jemi të gatshëm për fushatën e radhës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernarda shalandes kombetarja e kosoves përfaqësuesja e kosovës bernarda shalandes kombetarja e kosoves përfaqësuesja e kosovës

Sondazh

Poll

Sport 25 Nëntor 2020, 10:25

Napoli pa rroga, Federata i jep ultimatum …

ITALI – Sipas “Gazzetta dello Sport” skuadra e Napolit ende nuk ka marrë asnjë page nga ky sezon, as trajneri, as stafi dhe as lojtarët. Kjo është një tjetër ar...