Sport

Nuk po e përballon dot luftën me COVID-19, trajneri i Kukësit Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë

25 Nëntor 2020, 09:21 Nga DOSJA
Nuk po e përballon dot luftën me COVID-19, trajneri i Kukësit

TIRANË-Skënder Gega, trajner i Kukësit prej dy javësh është infektuar me koronavirus. Kur pritej që gjendja e tij të stabilizohet,ajo ka ardhur duke u rënduar. Nisur nga kjo situatë, 57-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Turqisë, nga ajo që mësohet mbi gjendjen e teknikut tropojan është se i ka prekur mushkëritë dhe gjendja e rënduar e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar.

Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon. Disa ditë më parë Skënder Gega deklaronte për “Panorama Sport” se prej 13 ditësh kishte ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skënder gega kukesi skënder gega

Sondazh

Poll