Sport

VIDEO/ Tirana e Nevil Dedes nuk po funksionon, Bylis e bllokon në “Selman Stërmasi”, Partizani nuk bën hap fals

25 Nëntor 2020, 15:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana e Nevil Dedes nuk po funksionon, Bylis e bllokon në

SHQIPËRI- Tirana nuk di të fitojë. Ndryshe nga ndeshja e Shkodrës ku bardheblutë dolën të mundur, këtë herë skuadra drejtuar nga Nevil Dede mori një barazim 0-0 kundër Bylisit. Një rezultat i tillë është përjetuar si humbje, pasi një ndalesë e tillë ka bërë që Tirana të humbasë kontaktin me kreun.

Ndryshe nga Tirana është në formë shumë më të mirë Partizani që triumfoi lehtësisht 0-3 në transfertën fierake ndaj Apolonisë. Golat për skuadrën e Ilir Dajës u realizuan nga Eneo Bitri në pjesën e parë dhe Jurgen Bardhi e Hektor Idrizaj në fraksionin e dytë. Me suksesin në Loni Papuçiu, Partizani u ngjit në kuotën e 7 pikëve, 1 më pak se Kastrioti i vendit të dytë që vazhdon të surprizojë.

Skuadra e Kastriotit fitoi 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut me gola të De Silvas dhe Okebugëut. Goli i Armah i vlejti vetëm për statistika skuadrës së Ahmatajt që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të pas daljes me karton të kuq të Mensah.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nevil dede partizani superiore tirana nevil dede partizani superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 25 Nëntor 2020, 10:25

Napoli pa rroga, Federata i jep ultimatum …

ITALI – Sipas “Gazzetta dello Sport” skuadra e Napolit ende nuk ka marrë asnjë page nga ky sezon, as trajneri, as stafi dhe as lojtarët. Kjo është një tjetër ar...