Sport

“Do e fitosh këtë betejë”, Safet Gjici preket nga lajmi i Skënder Gegës: Më shqetësoi…

25 Nëntor 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Do e fitosh këtë betejë”, Safet Gjici preket nga

KUKËS-Lajmi për rëndimin e gjëndjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit Skënder Gega ka prekur edhe Kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici i cili njëkohësisht mban edhe postin e presidentit të nderit te ekipi verilindor.

Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për shkak se gjendja shëndetësore nga koronavirusi është përkeqësuar. Safet Gjici nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i ka uruar shërim sa më të shpejtë ish-trajnerit të përfaqësueses Shpresa, duke i dhënë kurajo për të fituar një tjetër betejë në jetën e tij, atë me COVID-19.

POSTIMI I SAFET GJICIT

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë.

Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë .

Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira.

Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport safet gjici skënder gega safet gjici skënder gega

Sondazh

Poll

Sport 25 Nëntor 2020, 10:25

Napoli pa rroga, Federata i jep ultimatum …

ITALI – Sipas “Gazzetta dello Sport” skuadra e Napolit ende nuk ka marrë asnjë page nga ky sezon, as trajneri, as stafi dhe as lojtarët. Kjo është një tjetër ar...