Sport

Gjendja shëndetësore e Skënder Gegës, presidenti i FSHF-së Armand Duka i uron shërim të shpejtë

25 Nëntor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Gjendja shëndetësore e Skënder Gegës, presidenti i

TIRANË-Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet i shqetësuar për këtë lajm dhe uron që gjendja shëndetësore e Gegës të përmirësohet e ai të mund të kthehet sa më shpejt në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!

Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, – shkruan Presidenti i FSHF-së.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka skënder gega armand duka skënder gega

Sondazh

Poll