Politike

Situata me COVID/ Manastirliu: Nga 1 dhjetori rekomandojmë të fillojë mësimi i alternuar, online dhe në klasë

25 Nëntor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Situata me COVID/ Manastirliu: Nga 1 dhjetori rekomandojmë të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se pas datës 1 dhjetor, mësimi në shkollat fillore dhe të mesme do të zhvillohen online.

Në një komunikim nga rrjetet e saj sociale, Manastirliu u shpreh se i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që pas dhjetorit, mësimi të alternohet, në klasë siç është proceduar deri më tani dhe online. Sipas saj, mësimi do të alternohet në varësi të situatës epidemisë në zonë. 

“Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë të infeksionit, rezulton se protokollet në shkolla janë zbatuar. Por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e shëndetit të fëmijëve dhe pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që t’i rekomandojmë MASR që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, pra në formën klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të situatës lokale të epidemisë,”- tha Manastiruliu.

Deri më tani vetëm Universitetet kanë pezulluar mësimin në auditore.  Kjo pasi ekspertët pretendojnë për risk të lartë përhapje të pandemisë së koronavirusit mes të rinjëve. Deri më tani Komiteti Teknik ka bërë me dije se nuk ka një datë rikthimin e studentëve në klasa. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu vendimi per shkollat koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu vendimi per shkollat

Sondazh

Poll