Politike

‘Nuk duhet t’i sulemi qeverisë’/ Zv. ministri i Ramës revoltohet në takim me Metën: Duhet të flasë qeveria e para dh

25 Nëntor 2020, 12:46 Nga DOSJA
‘Nuk duhet t’i sulemi qeverisë’/ Zv. ministri i

TIRANË– Zëvendës-ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla mori pjesë ditën e sotme në një diskutim “online” të zhvilluar nga presidenti Ilir Meta. Aty Nikolla ka mbrojtur strategjinë e qeverisë ndaj pandemisë së kornavirusit.

Ai kritikoi kreun e shtetit për orientinimin e mbledhjes duke theksuar se ai si përfaqësues i qeverisë duhet të kishte folur i pari dhe më pas të vinin kritikat nga mjekët.


Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. U tha se nuk ka strategji për parandalimin për përgjigjen ndaj Covid-19. Strategjia e dytë, e hapjes. Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga panelistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. Janë bërë me tëpër që të mos ketë mbivendosje me Covidin. U tha që nuk ka teste por testet janë shumëfishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi. U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po. Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist. Një pandemi e till ndodh njëherë në 100 vite. Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur ka kaq shumë stres, Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert nikolla meta me mjeket 25 nentor 2020 albert nikolla meta me mjeket 25 nentor 2020

Sondazh

Poll