Politike

Basha: Po bëhet politikë me vdekjen. Rama të shkëputet nga Instagrami dhe Facebook, ka 120 ditë që nuk është në punë

25 Nëntor 2020, 12:23 Nga DOSJA
Basha: Po bëhet politikë me vdekjen. Rama të shkëputet nga

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes që zhvilloi me qytetartët e Shkodrës doli në një konferencë për media aty ku tha se gjendja në Shqipëri është në krizë për shkak të pandemisë e se Rama nuk po bën asnjë përpjekje për ta shpëtuar.

Ndër të tjera Basha tha se Rama ka 120 ditë që nuk shkon në punë si dhe është non stop në Instagram dhe Facebook. Ai kërkon që të merren masa në shëndetësi, të hapen spitalet në Shkodër si dhe të rimëkëmbet ekonomia.


Është kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhem në qytetin tuaj të bukur por i trishtuar për situatën. Qeveria e ka braktisur Shkodrën. Shifrat e vërteta të vdekjeve që fshihen nga Rama janë dhe më të këqija. Do duhej të merreshin të gjitha masat. ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kosto e jetës është rritur, papunësia dhe pamundësia është rritur. Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura. Veprime të vendosura për ti ardhur në ndihmë biznesit, sipërmarrjes që të mos vazhdojë nxjerra nga puna. Duhet ndihmë e menjëhershme ndaj çdo sektori, ndaj shëndetësisë në veçanti. Numri i infektimeve të raportuara në Shkodër shumë i lartë, përballja në spitalin e Shkodrës vetëm me sakrificën e mjekëve. Nuk është roli im ti bëj qejfin Edi Ramës por të bëj gjithcka për të ndihmuar qytetarët. Propozimet tona gjejnë mbështetje mbarëpopullore, dhe te socialistët që janë në mëshirë të fatit. Jemi vendi me çmimet më të larta, të medikamenteve, të shëndetësisë. Kemi nevojë për zgjidhje, ne e kemi ofruar zgjidhjen. Ai nuk ka asnjë plan asnjë masë dhe mundohet të sulmojnë opozitën. Ne do të ofrojmë zgjidhje. Për asnjë ditë të vetme PD dhe unë nuk kemi bërë politikë me pandeminë, kemi kërkuar që të merren masa për të ndihmuar njerëzit. Ne po sillemi akoma pa ardhur 25 prilli me përgjegjësi të qeverisjes dhe në opozitë mund ti shërbejmë njerëzve duke i ofruar zgjidhje, po të na kishin dëgjuar, po të kishin bërë testime ne nivel nuk do kishte kaq shumë përhapje, numri i vdekjeve nuk do ishte kaq i lartë, kush fshihet pas gishtit vetëm fëmijët e vegjël fshihen. Po bëhet politikë me vdekjen duke fshehur shifrat e vdekjes thirrja kryesore të shkunden nga propaganda dhe instagrami e FB, ka 120 ditë që nuk është në punë, spitali shkodres duhet të kishte pavion modern. Po të na kishte vënë veshin nuk do ndodhnin, dhe sa njerëz duhet të vdesin, të sëmurën para se kryemistri të bëjë punën publikisht kërkoj që të gjithë shqiptarët të vaksionohen, të gjithë kanë marrë masa më shumë se Shqipëria.- u shpreh Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne shkoder 25 nentor 2020 basha ne shkoder 25 nentor 2020

Sondazh

Poll