Politike

Basha nga Shkodra: Qyteti më i goditur, mungesa e ndihmës dyfishoi rënien ekonomike

25 Nëntor 2020, 11:27 Nga DOSJA
Basha nga Shkodra: Qyteti më i goditur, mungesa e ndihmës dyfishoi

SHKODËR– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Shkodër, në krah të tij ishte edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Basha është shprehur se bizneset janë më të goditurat dhe se qyteti i Shkodrës është braktisur nga qeveria. Basha tha se mungesa e ndihmës e dyfishoi rënien ekonomike ndaj kërkon nga qeveria që të marrë masa të shpejta për ta rimëkëmbur atë.


Për propozimin për heqjen e taksave që në muajin mars shpreh keqardhje që nuk kanë marrë përgjegjësi për ta marrë këtë akt. Ju e dini mirë që ky ka qenë propozimi jonë dhe kemi gjykuar që kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar. Ka dalë një studim ditët e fundit ku thuhet se 4900 biznese janë mbyllur, ndërsa Shkodra është një nga qytetet më të goditura. Shpresoja që të tejkaloheshin dasitë politike, por në ato moment të fillimit të krizës shpresoja që do e ndanim politikën nga hallat e mëdha. Kjo nuk ka ndodhur dhe rezultatet po i shohim. Mungesa e ndihmës dyfishoi rënien ekonomike krahasuar me rajonin. Propozuam t’u paguhet 200 mijë lek/muaj për çdo punonjës. Prandaj duhet një qeveri funksionale që merr masa të shpejta.”- tha Basha.

(K.M)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne shkoder 25 nentor 2020 basha ne shkoder 25 nentor 2020

Sondazh

Poll