Politike

Meta pyet mjekët për pandeminë: Ku duhet ndërhyrë? Ia nisim qeverisë. Specialistët: Duhen 8000 testime në ditë, të hap

25 Nëntor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Meta pyet mjekët për pandeminë: Ku duhet ndërhyrë? Ia

TIRANË– Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim “online” me mjekë, me të cilët diskutoi lidhur me pandeminë e koronavirusit. Të ftuar në takim ishin zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolli, mjekët Arjan Mezini dhe Erion Dasho, dhe ish-deputetët Tritan Shehu dhe Petrit Vasili. Meta kërkoi nga mjekët që t’i bënin një rezyme të situatës së pandemisë në vend duke i dhënë edhe zgjedhje lidhur me problematikat që kishin hasur gjatë luftës me virusin.

I ftuar në komunikim, Tritan Shehu deklaroi se vendi ynë është pas me vaksinimin për gripin sezonal, duke theksuar se duhet shtimi i testimeve. Ndërsa Petrit Vasili rekomandoi se vija e zjarrit duhet vendosur në të gjithë territorin, jo vetëm në QSUT, pasi sipas tij pandemia nuk do të mund që të përballohej ndyshe.

Mjeku Arjan Mezini deklaroi me bindje se në vendin tonë duhen bërë të paktën 8000 testime në ditë për të mbajtur nën kontroll zinxhirin e infektimit, ndërkohë që Dasho kërkoi përfshirjen më të madhe të mjekëve të familjes, për të lehtësuar sistemnin e referimit në QSUT.

Në fund të takimit, kreu i shtetit u shpreh se të gjitha sugjerimet e bëra nga mjekët ishin të vlefshme dhe pasi të përpilohen do t’i përcillen qeverisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me mjeket 25 nentor 2020 ilir meta meta me mjeket 25 nentor 2020

Sondazh

Poll